Portali unik qeveritar e-Albania, sporteli virtual i ofrimit të shërbimeve publike të shtetit shqiptar dedikuar qytetarëve e bizneseve, ofron tashmë 31 dokumente me vulë dixhitale. Të gjitha këto dokumente, të cilat shkarkohen në formatin PDF, kanë vlefshmëri ligjore në sajë të vulë dixhitale. Qytetarët nuk e kanë të nevojshme më të presin në radhe në sportelet fizike të institucioneve, duke shpenzuar edhe kohë të vlefshme, por mund t’i gjenerojnë dhe printojnë këto dokumente nga shtëpia e tyre, në çdo ditë apo orar, thjesht duke qenë përdorues të regjistruar të portalit qeveritar.

Përpos vulës dixhitale, risia tjetër që ofron portali e-Albania është moduli i administratës publike. Tashmë, nuk është më barrë e qytetarit të paraqitet nga një zyrë në tjetrën për të mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme në plotësimin e dosjes së aplikimit për një shërbim publik. Sot, është punonjësi i administratës publike ai që ka detyrën e mbledhjes së 31 dokumenteve (të cilat ofrohen me vulë dixhitale në portalin e-albania) dhe bashkëlidhjes së tyre në dosjen e aplikimit të qytetarit. Të gjitha këto dokumente ofrohen në modulin për nëpunësit e administratës publike që merren me procedurat e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve me qëllim përmirësimin e disponueshmërinë, cilësisë dhe transparencës së shërbimeve publike si dhe të reduktojnë kohën e zbatimit të procedurave dhe kostot e administratës publike.

Më poshtë gjendet lista e 31 dokumenteve elektronike që mund të përfitohen online nga qytetarët dhe bizneset (titujt e shënuar me * tregojnë dokumentet që mund të merren vetëm online dhe nuk ofrohen më në sportelet e institucioneve)

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile:

 
 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:

 
 

Qendra Kombëtare e Biznesit:

 
 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore:

 
 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:

 
 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor:

 
 

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Implementimi i vulës dixhitale, modulit të administratës publike dhe ofrimit të dokumenteve elektronikisht ka sjellë rënie të ndjeshme në sportelet fizike të institucioneve, duke iu shkurtuar qytetarëve e bizneseve kohë në marrjen e dokumenteve si dhe duke iu reduktuar kostot e përfitimit të tyre.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit

  • Vërtetim si punëkërkues i papunë

 

Për të vijuar dixhitalizimin e shërbimeve dhe shtimin e gamës së atyre elektronike që ofrohen në portal, AKSHI po bashkëpunon instensivisht me një sërë institucionesh publike për të sjellë shumë shpejt për biznesin dhe qytetarin të tjera shërbime publike në formë elektronike.