Në ambientet e “TechSpace” u zhvillua një trajnim pesëditor për punonjës të administratës publike lidhur me “Sistemin e menaxhimit të raportimit të incidenteve të sigurisë kibernetike”,  për raportimin e incidenteve nga institucionet shtetërore dhe subjektet private që kanë një infrastrukturë dhe me ndikim madhor në ofrimin e shërbimeve publike.

 Trajnimi i organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, tërhoqi vëmendjen e institucioneve të ndryshme,  të cilat vlerësuan se pjesëmarrja e punonjësve do të ishte me mjaft vlerë për zhvillimet aktuale dhe mbrojtjen e sistemeve specifike elektronike ndaj cdo rreziqeve të niveleve të ndryshme.

 Gjatë ditëve të trajnimit ishin pjesëmarrës punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), AlbControl,  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe institucione të tjera bankare.​