grafik-use-2014.png
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në cilësinë e administratorit të të dhënave të hapura për

shpenzimet qeveritare, referuar interesimit të disa mediave, bën me dije se:

1) Kompania Abissnet ka një prezencë të ofrimit të shërbimeve të saj në institucionet shtetërore vetëm

1%, krahasuar me kompanitë e tjera në këtë fushë. Janë 46 institucione shtetërore që kanë lidhur

kontrata shërbimi me këtë kompani. Mbi 50% e këtyre kontratave, 27 të tilla, janë lidhur para muajit

shtator 2013.

2) 176 është numri i transaksioneve që kjo kompani ka kryer me institutionet shtetërore (pagesa të

përmuajshme sipas kontratës), por jo numri i kontratave që kjo kompani ka me këto institucione.

3) Vlera mesatare për transaksion e kompanisë Abissnet është 1% në krahasim me kompani të tjera që

ofrojnë shërbime të tilla për institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

4) Sa i takon prezencës së ofrimit të shërbimeve në institucionet qendrore dhe lokale nga kompania

Abissnet në raport me kompanitë e kryesore që ofrojnë të njëjtin shërbim, kjo kompani renditet e 5

nga 6 të tilla, pra e parafundit.

5) Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare evidentojnë se kompania Abissnet

mbulon rreth 12% të tregut të shërbimit me internet në Republikën e Shqipërisë, por vetëm 1% në shërbimin

ndaj institucioneve shtetërore.

6) Prezenca e kompanisë Abissnet për institucionet qendrore dhe lokale për vitin 2014 nuk ka asnjë rritje

krahasuar me periudhën kohore 2012-2013, duke qëndruar në vlerën 1%.

Më poshtë në transparencë të opinionit publik gjeni grafikët ilustrues:

grafik-use-2014.png

grafik-use-2012-2013.png