b_0_0_0_00_images_banner_sebnida_lajm.jpg

 

Mesi: Përmes e-Albanias, qytetarët mund të marrin dokumente me vlerë ligjore online

 

Pas mbledhjes së 3 tetorit të Këshillit të Ministrave, numri dy i Qeverisë, znj. Senida Mesi doli në një deklarim për media ku njoftoi shtimin e listës së shërbimeve dhe dokumenteve të reduktuara dhe të ofruara online në portalin e-Albania.


“Jemi zotuar dhe vazhdojmë të mbajmë premtimin
në kuadër të planit ambicioz të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe lehtësimin e marrëdhënies së qytetarëve me Administratën Publike. Përmes portalit e-Albania tashmë online merren edhe kopjet e kartelave të pasurisë, kopjet e fragmentit të hartës kadastrale dhe vërtetimet e pronësisë”, njoftoi znj. Mesi.

Deri më tani qytetarët ishin të çliruar për marrjen e dokumenteve në letër edhe për shërbime shtetërore si certifikatat personale dhe familjare, konfirmimin e gjendjes aktive të mjetit, autorizimin për rifitimin e lejes së drejtimit, vërtetimin për lejen e drejtimit, vërtetimin e pensionit dhe karten e shëndetit.

“Barra e vërtetimit i kalon punonjësve të administratës, të cilët nëpërmjet portalit e-Albania i marrin vetë këto dokumente për nevojat apo procedurat e tyre, duke e çliruar tërësisht qytetarin nga ky proces. Qytetarët janë të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave pranë institucioneve publike,  ndaj, i lind e drejta që të refuzojnë çdo kërkesë që mund t’iu vijë nga punonjës të Administratës Publike”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Znj. Mesi, në emër të Qeverisë shprehur angazhimin maksimal për të vijuar më tej shtimin e listës së shërbimeve të ofruara online dhe përmirësimin e procedurave të tilla, por në të njëjtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin e qytetarëve për ndonjë problematikë teknike që mund të haset gjatë kësaj faze.