Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 22.11.2017, të ndryshuar, pika 6, shkronja “c” ku shprehimisht thuhet:

“Përcakton standardet shqiptare të TIK-ut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, të adoptuara, të cilat do të ndiqen nga administrata shtetërore. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike”

në kuadër të hartimit të Specifikimeve Standarde për TIK për vitet 2023 – 2024, fton të gjithë grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces duke shprehur komentet e tyre lidhur me specifikimet teknike standarde brenda datës 13.10.2022. Sugjerimet dhe komentet mund të dërgohen në adresën e e-mail-it info@akshi.gov.al ose me postë pranë AKSHI-t në adresën Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3, 1003, Tiranë.