Nënshkrimi elektronik për administratën publike

Aplikimi për Nëshkrim Elektronik;

a) Procedura për pajisjen me nënshkrim elektronik për Punonjësit Qeveritarë duhet të realizohet online përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin:
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13298

b) Procedura për rinovimin e nënshkrimit elektronik për Punonjësit Qeveritarë, duhet të realizohet online përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin:
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13298

Përdoruesit të cilët përdorin USB Token për autentifikim,  p.sh. operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme do të vazhdojnë të përdorin këtë teknologji.

Aplikimi për t’u pajisur për herë të parë me USB Token do të kyhet nga llogaria e tyre personale si qytetar duke përdorur shërbimin:

Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë

Ndërsa, rinovimi i nënshkrimit elektronik të USB Token kryhet duke dorëzuar pranë AKSHI-t:

· Shkresën përcjellëse me kërkesen për rinovimin e nënshkrimit elektronik të firmosur dhe vulosur ( fizikisht) nga titullari i institucionit

· Fotokopje të kartës së identitetit

· USB Token

Ofrimi i këtij shërbimi kryhet çdo ditë pune pranë zyrave të AKSHI-t në orarin 11:00-14:00.