Specialist pranë Sektorit të IT në DAP, Drejtoria e Marrëdhënieve e- Gov me Institucionet
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
• Specialist pranë Sektorit të IT në DAP, Drejtoria e Marrëdhënieve e- Gov me Institucionet
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
▪ Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatike, Inxhinieri Kompjuterike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
▪ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
▪ Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.11.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
–        Kërkesë për aplikim;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Të paktën një letër rekomandimi;
–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).