Specialist pranë Sektorit të Administrimit të Rrjetit, Drejtoria e Infrastrukturës e- Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist pranë Sektorit të Administrimit të Rrjetit, Drejtoria e Infrastrukturës e- Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare në një nga degët e mëposhtme:
  • + Informatikë
  • + Teknologji Informacioni
  • + Inxhinieri Elektronike
  • + degë tjetër të ngjashme
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune;
  • Të jetë i pajisur me Certifikatë në menaxhimin e rrjetave “Routing and Switching”, CCNA Routing and Switching ose ekuivalente;
  • Njohuri bazë në MPLS dhe BGP
  • Të ketë njohuri në menaxhimin e pajisjeve Firewall, Loadbalancer;
  • Të ketë njohuri bazë në arktitekturën e Serverave (Cloud Privat/Public, Storage, Blade Servers etj)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 16.12.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).