05Oct

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Specialist pranë Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Duhet te kete mbaruar studimet pasuniversitare (Master Profesional) ne Informatike, Informatike Ekonomike, Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni ose dege te tjera te ngjashme
  • Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune ne fushen e menaxhimit te Sistemeve
  • Te kete njohuri shume te mira ne Windows Server 2012/2016
  • Te kete njohuri shume te mira ne menaxhimin e nje Active Directory
  • Te kete eksperience ne menaxhimin e Exchange Server
  • Te kete njohuri shume te mira mbi produktet e Microsoft si paketa Office 2013/2016, Skype For Bussiness
  • Zoterimi i certifikatave Microsoft si MCSA (Microsoft Certified Solutions Associate) perben avantazh

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 12.10.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).