21Nov

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës, pranë Sektorit Juridik, Drejtoria Juridike dhe Statistikave e-Gov dhe TIK

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

 

  • Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe procedurave në fushën e marrëdhënieve të punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe gjyqësore;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë aftësi për të vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  • Të ketë aftësi për të koordinuar punën e stafit nën varësi si dhe aftësi në përdorimin e burimeve njerëzore;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.11.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).