Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:
- Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë 5 vite eksperience ne fushat si me poshtë;
- administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik
- menaxhimin dhe administrimin e infrastruktures
- ofrimin e suportit per problemet hardware, network, security me nje priorite te larte
- helpdesk
- problematikat lidhur me Microsoft Office, ne menyre te vecante Outlook
- menaxhimin e perdoruesve nepermjet Active Directory
- menaxhimin e punes ne grup
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.03.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).