Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Pergjegjes pranë Sektorit të IT në Autoritetin Shtetëror për informacionin Gjeohapësinor

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare ne nje nga degët e mëposhtme:
  • + GjeoInformatike
  • + Gjeodezi
  • + Gjeografi
  • + (dege të tjera të ngjashme)
  • Eksperiencë 5 vjecare ne menaxhimin e databaza hapësinore.
  • Eksperiencë 5 vjecare ne menaxhim e web map servers.
  • Njohuri mbi  standartet e Open Geospatial Consortium(OGC)
  • Njohuri mbi krijimin, përdorimin dhe menaxhimin e te dhënave hapësinore.
  • Njohuri mbi krijimin, përdorimin dhe menaxhimin e shërbimeve WMS, WFS.
  • Njohuri mbi përdorimin e software GIS.
  • Njohuri mbi sistemet e referimit te koordinatave.
  • Njohuri mbi API per zhvillimin ne WebGIS.
  • Njohuri mbi Remote Sensing.
  • Njohuri mbi Hartografine.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25/03/2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).