Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurrimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës pranë Sektorit të Regjistrimit dhe Standardeve të Databazave Shtetërore, Drejtoria e Bazave të të Dhënave Shtetërore

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor ) për Informatike/Informatike-Ekonomike apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të këtë eksperience të provuar me bazat e të dhënave, SQL Server ose Oracle;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 5 vite eksperience pune;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të këtë aftësi të mira në hartimin e raporteve;
  • Preferohen kandidatet me eksperience ne fushën e auditimit ose të vlerësimit të cilësisë.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.03.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).