06Mar

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 I ndryshuar, ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin ;

  • Përgjegjës, në Sektorin e Sigurisë së Informacionit, Drejtoria e Sigurisë e-Gov

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në Siguri Informacioni);
  • Të jetë I pajisur me certificatë; CCNA, COMPTIA+
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të Ketë njohuri mbi implementimin e WAF (Web Application Firewall)
  • Të ketë 5 vite experience pune
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullt të sistemeve në fushën e sigurisë
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rrziqet aktuale të sigurisë së informacionit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.03.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)