Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin :

Përgjegjës në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për marketing, shkenca komunikimi/marrëdhënie me publikun ose dege te ngjashme;
  • Të ketë njohuri shume të mira te marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë ne pozicione te ngjashme (ku te jete angazhuar ne drejtimin dhe monitorimin e fushatave te komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
  • Të ketë aftësi shume të mira ne hartimin e fushatave te komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
  • Të ketë njohuri shume të mira të gjuhës angleze;
  • Te ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
  • Te ketë njohuri te mira analitike për kryerjen e analizave statistikore te fushatave te komunikimit;
  • Te ketë aftësi shume te mira ne komunikimin ne publik (ne gjuhen shqipe dhe angleze);
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese (për koordinimin me mediat) dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 26.03.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)