17Apr

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Specialist,  pranë Sektorit Asistenca për Qytetarin, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-albania

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Shkenca Sociale apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

 PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.04.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

**Data e publikimit 16 Prill 2018