Specialist, pranë Sektorit të Arkiv-Protokoll, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

 

  • Specialist, pranë Sektorit të Arkiv-Protokoll, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

▪ Të ketë mbaruar studimet Universitare për Histori – Filologji apo degë të ngjashme;

▪ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

▪ Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune;

▪ Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 08/10/2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, dokumentacionin si me poshtë:

 

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).