Të Dhënat Qeveritare në Dorën Tuaj - Open Data Experience


Konkursi ka si qëllim zhvillimin e një aplikacioni në Facebook, i cili do të shërbejë për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave të ndryshme qeveritare, si p.sh.

       Të dhëna statistikore, www.instat.gov.al

       Të dhëna financiare, www.minfin.gov.al

       Të dhëna të punësimit, www.sociale.gov.al

       Të dhëna për arsimin, www.arsimi.gov.al

       Të dhëna për shëndetësinë, www.shendetesia.gov.al

       Të dhëna për komunikimet elektronike, www.akep.al


Objektivi kryesor i këtij konkursi është “rritja e transparencës dhe inkurajimi i studentëve të institucioneve arsimore publike dhe private, për të krijuar aplikacione inovative”, nëpërmjet  përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK).

Kriteret e Vlerësimit

Kandidati/Kandidatët pjesëmarrës në konkurs duhet të lejojnë përdorimin e aplikacionit të tyre, pa pagesë, nga Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Protik gjatë gjithë periudhës së konkursit.

Konkurentët duhet të përgatitin një prezantim vizual që demonstron navigimin dhe funksionalitetet e aplikacionit.

i.                    Çdo projekt i dorëzuar do të vlerësohet mbi bazën e shkallës së inovacionit që ai sjell.

ii.                  Çdo projekt i dorëzuar do të vlerësohet mbi familjaritetin dhe thjeshtësinë e përdorimit të tij nga publiku. Përparësi do të jepet për aplikacionet që janë lehtësisht të aksesueshme nga një gamë e gjerë përdoruesish, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

iii.                Çdo projekt i dorëzuar do të vlerësohet mbi bazën e forcës së tij potenciale për të angazhuar dhe motivuar publikun.[VO1] 


Të drejtat e pronësisë dhe autorit:

Të gjitha projektet e dorëzuara në këtë konkurs mbeten pronë intelektuale e aplikantëve. Çdo konkurent përfaqëson dhe garanton se ai është i vetmi pronar dhe autor i aplikacionit të paraqitur, se aplikacioni është puna e tij origjinale dhe se ka të drejta të mjaftueshme për tëpërdorur dhe për të autorizuar të tjerët që të përdorin aplikacionin, siç është specifikuar në këtë dokument.


Data të Rëndësishme

Data e fillimit të dorëzimit të projekteve:           19 Dhjetor 2013, ora 11:00

Data e përfundimit të dorëzimit të projekteve:   9 Maj 2014, ora 24:00

Vlerësimi nga juria i projekteve të paraqitura:   10 - 16 Maj 2014

Shpallja e fituesit:                                              16 Maj 2014