31Dec

Mbi përcaktimin e standardeve në TIK për vitin 2019

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, pika 6, shkronja “c” ku shprehimisht thuhet se:

 “ Përcakton standardet shqiptare të TIK-ut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, të adoptuara, të cilat do të ndiqen nga administrata shtetërore. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike”

 në kuadër të hartimit të Specifikimeve Standarde për TIK për vitin 2019, fton të gjithë grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces duke shprehur komentet e tyre lidhur me specifikimet teknike Standarde brenda datës 21.01.2019. Sugjerimet dhe komentet mund të dërgohen në adresën e  e-mail-it info@akshi.gov.al ose me postë pranë AKSHI-t në adresën  Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3, 1003 Tiranë.