NAIS2.jpg

Me date 29 Prill 2014, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit teknik ndërmjet Projektit te USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri dhe Agjensise Kombetare te Shoqerise se Informacionit (AKSHI). Kjo marrëveshje do te mundësojë zhvillimin e platformës për t’iu ofruar Njësive të Qeverisjes Vendore shërbimet elektronike on-line dhe rritjen e pjesëmarrjes se qytetarëve në vendimmarrjen e pushtetit vendor.


Bazuar ne ekspertizën dhe burimet infrastrukturore të AKSHI-t, si edhe duke shfrytezuar platformën e Interoperabilitetit të ndërtuar dhe që administrohet nga AKSHI, do të mundesohet ofrimi i shërbimeve on-line duke i integruar ato në portalin qeveritar e-Albania.

Projekti I USAID-it nëpërmjet përdorimit te Platformës së Interoperabilitetit do të ndërtojë mekanizmat e komunikimit ndermjet Sistemeve te Informacionit te agjencive qendrore qeveritare me sistemet e Njesive te Qeverisjes Vendore, për të shkëmbyer informacione dhe të dhëna të nevojshme me qellim permiresimin e punes dhe rritjen e transparencës në aktivitetin e NjQV-ve.

Rreth Projektit PLGP

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të promovuar pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. NJQV ‘partnere’ të Projektit PLGP janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Korça, Fieri, Kamza, Berati, Lushnjë, Saranda, Paskuqani, Patosi, Kuçova, Kashari, dhe Vora. Projekti punon në katër fusha kryesore:

         i.            Mbështetje për qeverinë shqiptare për zbatimin e politikave efektive dhe të legjislacionit të decentralizimit

       ii.            Përmirësimi i Qeverisjes Vendore

      iii.            Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore

     iv.            Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal