Miratimi i Projekteve TIK

Institucionet e administratës shtetërore, në rastet e projekteve që i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me vlerë nën kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, duhet të marrin aprovimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për:

i.  Specifikimet teknike të prokurimeve, të realizuara me fonde të buxhetit të shtetit, hua dhe/ose grante të dhëna nga donatorë;
ii. Procedurat që kanë lidhje me pojektpropozime/projekte të ndryshme, dhurata apo ndihma materiale.
në përputhje me Vendimin nr. 673, datë 22.11.2017 “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”dhe Udhëzimit nr. 2 datë 2.9.2013 i Ministrit për ITIK “Për standardizimin e hartimit të Termave të Referencës për projektet TIK në administratën publike” , përpara se të vazhdojnë me procedurat e prokurimit.

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

Hapat e Procedurës

1. Aneksi përkatës dërgohet pranë AKSHI-t në formë shkresore.
2. Praktika (Aneksi) shqyrtohet nga stafi përkatës.
3. Komunikohet me institucionin në rast të komenteve apo sugjerimeve të mundshme që mund të ketë AKSHI, me email ose me shkresë;
4. Pasi reflektohen të gjitha komentet dhe sugjerimet e AKSHI-t të bazuara në legjislacionin përkatës dhe ridërgohet dokumenti në formë shkresore nga institucioni që kërkon miratimin, AKSHI miraton projektin duke kthyer përgjigje zyrtare në formë shkresore.

Afati i Marrjes së Vendimit

Koha e kthimit të përgjigjes nga AKSHI varion nga 1 ditë pune në 20 ditë pune, në varësi të projektit për t’u miratuar.

Periudha e Vlefshmërisë

Nuk ka afat.

Tarifat dhe Taksat

Pa pagesë.