Specialist në Sektorin Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për  vend të lirë pune në pozicionin:

 

  • Specialist në Sektorin Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatikë,Informatikë-ekonomike, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ose degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune;
  • Të njohë mire ekosistemin e startup-eve në Shqipëri e më gjerë;
  • Të ketë aftësi të mira për koordinimin/organizimin e eventeve, programeve dhe strategjive në mbështetje/nxitje të startup-eve TIK dhe studentëve TIK;
  • Të ketë njohuri mbi fazat e zhvillimit të një biznesi/modelet e biznesit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 23.02.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)