Sekretar i Titullarit

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

  • Sekretar i Titullarit

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të maturës shtetërore;
  • Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Të ketë njohuri të programeve bazë kompjuterike (Word, excel, visio etj…;
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KLASËN VIII

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.10.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).