Përgjegjës në Sektorin e Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

 

  • Përgjegjës në Sektorin e Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në informatikë-ekonomike, inxhinieri-ekonomike/biznesi, informatikë/inxhinieri kompjuterike ose degë të ngjashme);
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Te ketë njohuri të mira për komunikimet elektronike dhe punën me to;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.02.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Të paktën 3 vit eksperiencë pune

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)