Drejtor pranë Drejtorisë Juridike dhe e Prokurimeve e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

• Drejtor pranë Drejtorisë Juridike dhe e Prokurimeve e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë vizion për drejtim dhe përvojë e ekspertizë mbi 5 vjet në fushën juridike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi;
  • Të zotërojë të paktën një gjuhë të BE (me dëshmi preferencë)
  • Të zotërojë aftësi për të siguruar funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi si dhe për të bashkëpunuar me shërbimet e tjera.
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira në Shqyrtimin dhe analizimin juridik të dokumentacionit ligjor;
  • Të zotë aftësi shumë të mira mbi hartimin dhe drejtimin e programit të përgatitjes së materialeve të nevojshme dhe akteve ligjore e nënligjore, për realizimin sa më me efikasitet të objektivave të përcaktuara;
  • Të zotërojë njohuri mbi parimet dhe praktikat administrative, përfshirë përcaktimin e synimeve, hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve;
  • Të jetë i/e aftë të përpilojë, analizojë dhe përgatisë raporte dhe të dhëna që lidhen me fushën e veprimtarisë;
  • Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun e gjerë.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.05.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

– Kërkesë për aplikim;

– CV;

– Fotokopje e librezës së punës;

– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

– Të paktën një letër rekomandimi;

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).