Përgjegjës pranë Sektorit Juridik, Drejtoria Juridike dhe e Prokurimeve e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

• Përgjegjës pranë Sektorit Juridik, Drejtoria Juridike dhe e Prokurimeve e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
• Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe procedurave në fushën e marrëdhënieve të punës;
• Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe gjyqësore;
• Të ketë të paktën 3 vite eksperience në fushën juridike;
• Të ketë aftësi për të vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
• Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
• Të ketë aftësi për të koordinuar punën e stafit nën varësi si dhe aftësi në përdorimin e burimeve njerëzore;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
• Të ketë aftësi të punës në grup;
• Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
• Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.05.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

– Kërkesë për aplikim;

– CV;

– Fotokopje e librezës së punës;

– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

– Të paktën një letër rekomandimi;

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).