Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

 

  • Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

            KRITERET BAZË

  • Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune;
  • Të ketë eksperiencë në Administrimin e Domain Controllers dhe Active Directory
  • Të ketë eksperiencë në monitorimin e gjendjes së Sistemeve
  • Të ketë eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e databazave
  • Të ketë njohuri në menaxhimin e sistemeve multi-platformë dhe platformave bashkëpunuese (collaboration)
  • Të ketë njohuri bazë në integrimin e sistemeve dhe platformave nëpërmjet API dhe Webhooks
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

AVANTAZHE

 

  • Njouri në përdorimin e mjeteve për menaxhimin e konfigurimeve (Configuration Management tools) si Ansible, Chef, Puppet, etj…
  • Njohuri në automatizimin e operacioneve rutine
  • Aftësi për krijimin e scripteve konfiguruese (Desired State Configurations),
  • Eksperiencë në përdorimin e “Source Control Tools” si GitHub, GitLab, etj…,

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.07.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)