Specialist, pranë Sektorit të IT në disa Institucione të varësisë së MFE, Drejtoria e TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të IT në disa Institucione të varësisë së MFE (QKB), Drejtoria e TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • Windows server
  • Paketa Office
  • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
  • Administrim Network
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.09.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

  • Kërkesë për aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Të paktën një letër rekomandimi;
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)