Specialist pranë Sektorit të Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse të Sistemeve, Drejtoria e Infrastrukturës e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist pranë Sektorit të Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse të Sistemeve, Drejtoria e Infrastrukturës e- Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatike, Inxhinieri Kompjuterike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë 3 vite eksperiencë pune;
  • Të jetë i pajisur me Certifikatë në menaxhimin e rrjetave “Routing and Switching”, CCNA Routing and Switching ose ekuivalente;
  • Njohuri në MPLS dhe BGP
  • Të ketë njohuri në menaxhimin e pajisjeve Firewall, Loadbalancer;
  • Të ketë njohuri bazë në arktitekturën e Serverave (Cloud Privat/Public, Storage, Blade Servers etj)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 18.10.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).