Specialist, me kontratë të përkohëshme në Drejtorinë e Portalit Qeveritar e-albania

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, VKM-së Nr. 1151, datë 24.12.2020 “Për Përcaktimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë të Përkohshme, për Vitin 2021, në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 2 vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, me kontratë të përkohëshme në Drejtorinë e Portalit Qeveritar e-albania

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologji të Informacionit apo degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • windows server
  • paketa Office
  • wordpress
  • Të ketë njohuri në:
  • Administrim Network
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme softëare dhe hardëare
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( IV-a )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.03.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)