Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (pranë IIPP), Drejtoria e TIK e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (pranë IIPP), Drejtoria e TIK e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
  • Konfiguron posten elektronike zyrtare ne Microsoft Outlook si dhe kryen procedurat e backup per mailbox
  • Siguron keshillim teknik per planifikim sistemesh
  • Konfiguron dhe miremban infrastrukturen LAN, perfshire konfigurimet router/switch
  • Planifikon dhe projekton kapacitetet dhe parametrat e rrjetit
  • Monitoron dhe analizon incidentet e rrjetit dhe sherbimeve qe varen prej tij

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit experience pune
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
    • Windows server
    • Paketa Office
    • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues
    • e-mail web server
    • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
    • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:


Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 08.04.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.