Specialist, pranë Sektorit të Përditësimit të Shërbimeve të Portalit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Përditësimit të Shërbimeve të Portalit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Monitorim të shërbimeve të portalit e-albania, identifikim i problemeve dhe koordinim i aktorëve të përfshirë për zgjidhjen e tyre
  • Analizë për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese
  • Analizë për shërbime të reja të mundshme që do të shtohen në të ardhmen
  • Analizë për përmirësime procesesh dhe performance
  • Koordinim me institucionet për aksesimin dhe përdorimin e shërbimeve
  • Koordinim me sistemet backend për çdo shërbim që komunikon me to

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune si programues ose administrator sistemesh
  • Të ketë aftësi shumë të mira në:
  • Service oriented architecture (SOA) dhe Web Service
  • Windows Server
  • Internet Information Services (IIS)
  • Bazat e të dhënave relacionale (RDBMS)
  • HTML5, CSS, Javascript
  • Të ketë njohuri të mira në:
  • Administrim rrjetesh kompjuterike (Network Administration)
  • Windows Active Directory
  • Microsoft Exchange Server
  • Përbëjnë avantazh certifikimet për:
    • Programim HTML5, C#, .NET, Web Service
    • Database administration, querying
    • ITIL
    • Software tester
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të jetë i aftë të identifikojë problemet dhe t’i adresojë ato te pala përgjegjëse
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.04.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.