Specialist, pranë Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Zbaton udhëzimet për fushata dhe materiale promovuese për plotësimin e objektivave të drejtorisë;
  2. Zbaton udhëzimet për planifikimin e fushatave promovuese, zbatimin në terren të tyre;
  3. Monitoron mediat në saktësinë e materialeve të publikuara, referuar informacioneve të shpërndara nga sektori përgjegjës;
  4. Përgatit materiale në lidhje me aktivitete të ndryshme në kuadër të promovimit të e-Albania;
  5. Përgatit periodikisht ditarin e portalit (newsletter);
  6. Publikon materialet e përgatitura në portal (lajme, newsletter etj.);
  7. Korrekton, redakton materialet e publikuara në portal;
  8. Shpërndan në rrjete sociale materiale (lajme, newsletter, shërbime etj,) dhe pasqyron në rrjete aktivitetet e zhvilluara në kuadër të promovimit;
  9. Mban kontakte të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit;
  10. Jep mendime, propozime për përmirësimin e punës së Sektorit dhe Drejtorisë;
  11. Raporton në mënyrë periodike, mbi ecurinë e punëve dhe detyrave të caktuara

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Arte të Bukura, Multimedia apo degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
  • Te kete aftesi te mira ne perdorimin e aparatit fotografik
  • Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.07.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.