Specialist, pranë Sektorit te Ndihmes Teknike, Drejtoria e TIK e Tatimeve

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit te Ndihmes Teknike, Drejtoria e TIK e Tatimeve

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Jep asistence teknike për drejtoritë rajonale tatimore për zgjidhjen e problemeve që lidhen me përdorimin e sistemeve që përdor Administrata Tatimore;
  2. Merr pjesë në përcaktimin e zgjidhjeve teknike për sisteminin e situatave të parregullta në bazë të kërkesave të ardhura nga DRT;
  3. Ndjek statusin e të gjithë problemeve (incidenteve) deri në zgjidhjen në mënyrë të kënaqshme, si dhe kthen pergjigje per zgjidhjen e problemeve te raportuara.
  4. Menaxhon problemet e raportuara per te gjithe sistemet informatike;
  5. Jep asistence teknike per drejtorite rajonale tatimore per zgjidhjen e problemeve qe lidhen me perdorimin e sistemeve qe përdor Administrata tatimore;
  6.  Bën klasifikimin e problemeve sipas Ilojit, impaktit, urgjencës dhe prioritetit;
  7. Krijon dhe azhornon databazen e zgjidhjeve te ofruara (databaza e njohurive).
  8. Analizon, diagnostikon dhe jep zgjidhje te problemeve për të cilat nuk ka zgjidhje të dokumentuara ose ben delegimin e problemeve (incidenteve) që presin zgjidhje sektoreve te tjere.
  9. Bashkëpunon me Drejtoritë Rajonale për zgjidhjen e problematikave të hasura në funksionimin e sistemeve informatike;
  10. Bashkëpunon me sektorin e zhvillimit per percaktimin e bug- eve te programeve te ndryshme te sistemeve informatike;
  11. Merr pjesë në implementimin e sistemeve informatike në bashkëpunim edhe me sektorët e tjerë apo me pale te treta;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Te kete te pakten 1 vit eksperience pune;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve:
    • Windows server
    • Paketa Office
    • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues
    • e-mail web server

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.