Specialist, pranë Sektorit te It ne Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit te It ne Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Helpdesk dhe asistence teknike stafit
  2. Administron, në Active Directory, userat, computerat, mailboxet etj
  3. Administron dhe kujdeset për rrjetin fizik, pajisjet qëndrore dhe periferike të tij.
  4. Administron, mirëmban dhe kujdeset për pajisjet elektronike.
  5. Editon sipas kërkesave websiten zyrtar.
  6. Administron sistemet e Acess Controle, kamerave të ambienteve të brendshme të godinës dhe telefonisë.
  7. Sugjeron nevojat për software, hardware

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Te kete te pakten 1 vit eksperience pune;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve:
    • Windows server
    • Paketa Office
    • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues
    • e-mail web server

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.