Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Integrimit të e-Gov, Drejtoria Juridike, Prokurimeve dhe Integrimit te e-Gov dhe TIK.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Realizon detyrat që i ngarkohen në kohë dhe me cilësi dhe përgatit materialet e ndryshme në lidhje me praktikat e deleguara nga eprori;
  • Ndjek procesin e integrimit për shoqërinë e informacionit dhe komunikimet elektronike;
  • Studion acquis për shoqërinë e informacionit dhe zhvillimet ne kuadër te Axhendes Dixhitale Europiane dhe propozon ndërmarrjen e iniciativave për transpozimin e tyre në kuadër të procesit të integrimit me BE-në;
  • Përgatit raportimet periodike për integrimin në lidhje me kapitullin 10 te MSA-se dhe kapitujt e tjerë te lidhur me TIK dhe shoqërinë e informacionit;
  • Ndjek zhvillimet rajonale për shoqërinë e informacionit, studion acquis e Bashkimit Evropian për shoqërinë e informacionit, qeverisjen elektronike dhe TIK;
  • Ndjekë ndryshimet në legjislacionin vendas në veçanti ato që lidhen me shoqërinë e informacionit dhe veprimtarinë e AKSHI-t dhe respekton ato;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit experience pune;
  • Të ketë njohuri Vkm 673/2017;
  • Të ketë njohuri Vkm 749/2018;
  • Të ketë njohuri Procesit të stabilizim asocimit;
  • Të ketë njohuri mbi Urdhrin Nr. 94 të Kryeministrit, datë 20.05.2019”Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian”;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale;
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullt të sistemeve në fushën e sigurisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.