Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrine e Kultures, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrine e Kultures, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit, me qëllim që të sigurohet cilësia, sasia, realizimi në kohë dhe rezultate të matshme lidhur me objektivat e planifikuara.
  • Helpdesk dhe asistencë teknike stafit
  • Administron në Active Directory, seksionin e institucionit, userat, computerat, mailboxet etj
  • Administron rrjetin fizik, dhe pajisjet qendrore dhe periferike të tij.
  • Administron, pajisjet elektronikë të institucionit.
  • Administron, editon sipas kërkesave websitën zyrtar të institucionit.
  • Konfiguron te gjitha platformat te cilat përdoren gjatë punës së stafit të institucionit.
  • Administron sistemet e Acess Controle, kamerave të ambienteve të brendshme të godinës dhe telefonisë.
  • Merr pjesë në komisione/grupe pune të ndryshme lidhur me IT për të cilat ka nevoje institucioni.
  • Koncepton ose pranon shkresa te konceptuara nga specialistët sipas rastit dhe nevojës.
  • Monitoron funksionimin e sitemeve të institucionit dhe propozon tek AKSHI, institucionit nevojat e këtyre sistemeve për përmirësim/mirëmbajtje duke bashkëpunuar me drejtorinë e cila i përdor këto sisteme.
  • Planifikon nevojat për software, hardware në institucionit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë 3 vite eksperience;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • Windows server
  • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
  • Administrim Network
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.09.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.