Specialist, pranë Sektorit të Rrjetit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Rrjetit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Analizon dhe mbështet sistemet (serverat, kompjuterat, rrjetin, Active Directory etj.), duke kryer kontrolle, përditësime dhe kopje reserve.
  • Zbaton procedura  të forta që sigurojnë funksionimin efektiv dhe disponueshmërinë e sistemeve të institucionit.
  • Konfiguron Sistemet Operative ne Rrjet
  • Siguron keshillim Teknik per planifikim sistemesh
  • Menaxhon dhe monitoron nepermjet software-ve politikat e rikuperimit nga fatkeqesia
  • Menaxhon dhe monitoron nepermjet software-ve te dedikuar performance e serverave
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows dhe Linux
  • Mbështetja dhe kontributi në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Elektronike, Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
    • Windows server and featurs (windows server features and roles)
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • HyperV
    • Linux
    • Administrim Network
    • Active directory menaxhimin e llogarive te përdoruesve
    • Web server
    • Verifikim programesh te centralizura, konfigurime në rrjet
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.09.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.