Specialist, pranë Drejtorisë së Regjistrimit të Bazave të të Dhënave

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Drejtorisë së Regjistrimit të Bazave të të Dhënave

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Kryen procesin e vlerësimit të dokumentacionin teknik dhe ligjor të bazave të të dhënave dhe punon për koordinimin e tyre në përputhje me përcaktimet e ligjit Nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore” dhe aktet nënligjore në fuqi të institucioneve të cilët kërkojnë të krijojnë një bazë të dhënash shtetërore dhe/ose për të ndryshuar përbërjen e të dhënave të mbledhura;
  2. Realizon procesin e përditësimit dhe standardizimit të procedurave dhe rregullave për krijimin, regjistrimin, përfundimin funksionimit, administrimin, ndërveprimin dhe sigurinë e bazave të të dhënave shtetërore dhe elementeve të tjera specifike që lidhen me këto procese;
  3. Ndjek zbatimin e detyrimit të regjistrimit e bazave të dhënave shtetërore përpara se të vihen në përdorim;
  4. Bashkëpunon me Drejtorinë e Portalit Qeveritar e-albania dhe institucionet administruese për identifikimin e çështjeve të lidhura me ESB-në;
  5. Koordinon procesin e ndërveprimit të databazave shtetërore;
  6. Ndjek miratimin e arkitekturës dhe strukturës së bazës së të dhënave shtetërore;
  7. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e kërkesave teknike të bazës së të dhënave shtetërore;
  8. Propozon ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore për rregullimin dhe koordinimin e bazave të të dhënave shtetërore;
  9. Ndjek dhe analizon regjistrimin të bazave të të dhënave shtetërore;
  10. Ndjek raportimin dhe përditësimin e Regjistrit të Bazave të të Dhënave Shtetërore;
  11. Ndihmon në përgatitjen dhe draftimin e akteve nënligjore, procedurave dhe rregullave për krijimin, regjistrimin, përfundimin funksionimit, administrimin, ndërveprimin dhe sigurinë e bazave të të dhënave shtetërore dhe elementeve të tjera specifike që lidhen me këto procese në zbatim të ligjit Nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore” dhe aktet nënligjore në fuqi;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë njohuri Sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacioniare;
  • Të ketë njohuri Framework të zhvillimeve të aplikacioneve web;
  • Të ketë njohuri Rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Siguria e të dhënave në rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Serine e standardeve ISO 27000.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.10.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.