Specialist, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Monitoron eventet e sigurisë te detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë;
  2. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale;
  3. Analizon alertet ose incidentet të eskaluar nga përdoruesit fundor;
  4. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës;
  5. Kryen hetimin e nivelit të ulët të alerteve ose incidenteve kibernetike (vlerësimi fillestar i ngjarjes);
  1. Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike të nivelit të ulët në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike ;
  1. Analizon log-et e nxjerra periodikisht nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte mbi gjetjet, së bashku me masat që duhet të ndërmerren;
  2. Dokumenton alertet e detektuara në raport ditor.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
  • Të Ketë njohuri mbi implementimin e ËAF (Ëeb Application Fireëall)
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullta të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungeses se tyre;
  • Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malëare) dhe pasojat e tyre.
  • Të ketë njohuri mbi manualet nderkombetare te kunderpergjigjes ndaj incidenteve kibernetike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.12.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.