Pergjegjes, pranë Sektorit te IT ne Kryeministri, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Pergjegjes, pranë Sektorit te IT ne Kryeministri, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Menaxhon sistemet operative të bazuar në Windows;
  2. Instalon dhe mirëmban produktet e Microsoft Office;
  3. Instalon dhe monitoron Antivirusin lokalisht;
  4. Siguron këshillim teknik për planifikim sistemesh;
  5. Konfiguron dhe mirëmban infrastrukturën LAN, përfshirë konfigurimet router/switch;
  6. Konfiguron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik, përfshirë kompjutera, ups, printer, skaner;
  7. Përmirësimi i parametrave të rrjetit dhe sistemeve të komunikimit për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta;
  8. Planifikim dhe projektim i kapaciteteve dhe parametrave të rrjetit;
  9. Monitorim dhe analizim i incidenteve të rrjetit dhe shërbimeve që varen prej tij;
  10. Identifikimi i problemeve dhe analizim për zgjidhjen e tyre;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience;
  • Të ketë njohuri Framework të zhvillimeve të aplikacioneve web;
  • Të ketë njohuri Rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Siguria e të dhënave në rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Serine e standardeve ISO 27000.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.05.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.