Specialist, pranë Sektorit të Reagimit ndaj Incidenteve te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Reagimit ndaj Incidenteve te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Monitoron eventet e sigurisë te detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë;
  2. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale;
  3. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës;
  4. Koordinohet 24/7 me Qendrën Operacionale të Sigurisë për incidentet që eskalohen
  5. Analizon log-et e nxjerra periodikisht nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte mbi gjetjet, së bashku me masat që duhet të ndërmerren;
  6. Analizon alertet ose incidentet të eskaluara nga përdoruesit fundor;
  7. Kryen trajtimin dhe investigimin e nivelit të mesëm e të lartë të alerteve ose incidenteve kibernetike (vlerësimi final i ngjarjes);
  1. Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike të nivelit të mesëm ose të lartë në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike;
  1. Dokumenton alertet ose incidentet e detektuara në raport ditor.
  2. Merr pjesë në trajnimet periodike që do të zhvillohen nga Microsoft për rritjen e kapaciteve teknike (Incident Responding, Vulnerability Management, Threat Hunting);

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Të ketë Comptia Security+;
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
  • Të Ketë njohuri mbi implementimin e WAF (Web Application Firewall)
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullta të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungeses se tyre;
  • Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre.
  • Të ketë njohuri mbi manualet nderkombetare te kunderpergjigjes ndaj incidenteve kibernetike;
  • Të ketë eksperiencë me SIEM të ndryshëm (Splunk,Sentinel, Rapid7 etc);
  • Certifikime të preferuara: Incident Response,CEH etc.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.05.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.