Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Kryen auditime në intervale të paracaktuara dhe siguron mbarëvajtjen e zbatimit të politikave dhe të procedurave të sigurisë së informacionit;
  2. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale;
  3. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës;
  4. Mirëmban matricën e rrezikut në përputhje me standardet e sigurisë;
  5. Analizon periodikisht nivelin e rrezikut nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte të statusit dhe konformitetit, identifikon problematikat dhe i raporton në raporte ditore tek eprori së bashku me masat që duhet të ndërmerren;
  6. Asiston në auditime të ndryshme të brëndshme dhe të jashtme sigurie duke identifikuar rreziqet, kundërpërgjigjet e tyre dhe përpjekjet për përmirësim;
  7. Siguron konformitetin e brendshëm (duke përfshirë IT, skanime vulnerabiliteti, trajnime vjetore, etj) në intervale të paracaktuara;
  8. Eskalon vulnerabilitetet e identifikuara në sistemet dhe infrastrukturat e-Gov;
  9. Kryen detyra të tjera të ngjashme të asenjuara nga eprori.
  10. Merr pjesë në trajnimet periodike të zhvilluara nga palë të treta partnere si Microsoft, etj, për rritjen e kapaciteve teknike, menaxheriale, etj;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Të ketë çertifikime në fushën e sigurisë dhe konformitetit;
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
  • Të ketë njohuri mbi analizimin e platformave të sigurisë përfshirë WAF (Web Application Firewall), Security Ratings, SIEM, etj;
  • Të ketë aftësi teknike dhe analitike mbi përditësimin e rregullt në mënyrë periodike të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungesës së tyre;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme mbi tipet e ndryshme të aktiviteteve keqëdashëse (malware), vulnerabiliteteve (CVE) dhe pasojat e tyre.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme mbi manualet ndërkombëtare të standardeve të sigurisë përfshirë ISO27001, etj;
  • Të ketë eksperiencë të përgjithshme në përdorimin e platformave të ndryshme të sigurisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.05.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.