Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Investimeve në TIK, Drejtoria e Menaxhimit dhe Koordinimit të Investimeve e-Gov dhe TIK

 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Investimeve në TIK, Drejtoria e Menaxhimit dhe Koordinimit të Investimeve e-Gov dhe TIK

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Ndjek zbatueshmërinë e respektimit të standardeve dhe mendimeve nga AKSHI; 
  1. Jep ekspertizën në procesin e hershëm të planifikimit të projekteve të rëndësishme strategjike, në momentin para buxhetimit; 
  1. Punon për përcaktimin e parimeve dhe metodologjisë përkatëse të planifikimit dhe mbikëqyrjes së investimeve të SHI-së dhe të Qeverisjes  Elektronike; 
  1. Koordinimi i punës dhe investimeve në fushën TIK për të shmangur realizimin e investimeve të dubluara; 
  1. Merr pjesë në grupe pune dhe kryen procedurat e prokurimit; 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Ekonomik, Finance, Informatikë Ekonomike, apo në degë të tjera të ngjashme 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë 1 vit experience pune 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.  

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV/1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
     

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.