Përgjegjës në Sektorin e Zhvillimit të e-Gov, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

Përgjegjës në Sektorin e Zhvillimit të e-Gov, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit 

  • Përgjegjës në Sektorin e Zhvillimit të e-Gov, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune; 
  • Eksperiencë me librari moderne JavaScript dhe tools-et përkatëse; 
  • Njohuri mesatare për Linux; 
  • Aftësi shumë të mira në WordPress (aftësitë për të zhvilluar plugin-e përbëjnë avantazh); 
  • Aftësi të mira në UX (Adobe XD përbën avantazh) dhe përshtatje të dizajneve; 
  • Njohuri shumë të mira në HTML, CSS, Bootstrap dhe teknologji të ngjashme web; 
  • Familjaritet me framework-et server-side; 
  • Njohuritë në DevOps përbëjnë avantazh. 
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV/1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta: 

–        Kërkesë për aplikim; 

–        CV; 

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave; 

–        Fotokopje të librezës së punës; 

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka); 

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka); 

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore; 

–        Të paktën një letër rekomandimi; 

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar. 

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)