5 Specialist, pranë Sektorit të Reagimit ndaj Incidenteve te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov  

 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 5 vende të lirë pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Reagimit ndaj Incidenteve te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Monitoron eventet e sigurisë te detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë; 
  1. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale; 
  1. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës; 
  1. Koordinohet 24/7 me Qendrën Operacionale të Sigurisë për incidentet që eskalohen 
  1. Analizon log-et e nxjerra periodikisht nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte mbi gjetjet, së bashku me masat që duhet të ndërmerren; 
  1. Analizon alertet ose incidentet të eskaluara nga përdoruesit fundor; 
  1. Kryen trajtimin dhe investigimin e nivelit të mesëm e të lartë të alerteve ose incidenteve kibernetike (vlerësimi final i ngjarjes); 
  1. Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike të nivelit të mesëm ose të lartë në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike; 
  1. Dokumenton alertet ose incidentet e detektuara në raport ditor. 
  1. Merr pjesë në trajnimet periodike që do të zhvillohen nga Microsoft për rritjen e kapaciteve teknike (Incident Responding, Vulnerability Management, Threat Hunting); 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë; 
  • Të ketë Comptia Security+; 
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit; 
  • Të Ketë njohuri mbi implementimin e WAF (Web Application Firewall) 
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullta të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungeses se tyre; 
  • Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre. 
  • Të ketë njohuri mbi manualet nderkombetare te kunderpergjigjes ndaj incidenteve kibernetike; 
  • Të ketë eksperiencë me SIEM të ndryshëm (Splunk,Sentinel, Rapid7 etc); 
  • Certifikime të preferuara: Incident Response,CEH etc. 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.