5 Specialistë, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 5 vende të lirë pune në pozicionin: 

  • 5 Specialistë, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Monitoron eventet e sigurisë te detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë; 
  1. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale; 
  1. Analizon emailet phishing dhe incidente të tjera të eskaluara nga përdoruesit fundor. 
  1. Kryen hetimin fillestar të alerteve ose incidenteve kibernetike; 
  1. Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike jo-komplekse të nivelit të ulët në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike; 
  1. Dokumenton alertet e detektuara dhe masat e marra në raport ditor. 
  1. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës; 
  1. Merr pjesë në trajnimet periodike që do të zhvillohen nga Microsoft për rritjen e kapaciteteve teknike; 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë; 
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit; 
  • Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre. 
  • Të jetë i gatshëm për të punuar me turne (nevojitet gatishmëria për të punuar gjatë pasdites, mbrëmjes, fundjavave ose Festave Zyrtare). 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.