3 Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 3 vende të lira pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Kryen auditime në intervale të paracaktuara dhe siguron mbarëvajtjen e zbatimit të politikave dhe të procedurave të sigurisë së informacionit; 
  1. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale; 
  1. Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës; 
  1. Mirëmban matricën e rrezikut në përputhje me standardet e sigurisë; 
  1. Analizon periodikisht nivelin e rrezikut nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte të statusit dhe konformitetit, identifikon problematikat dhe i raporton në raporte ditore tek eprori së bashku me masat që duhet të ndërmerren; 
  1. Asiston në auditime të ndryshme të brëndshme dhe të jashtme sigurie duke identifikuar rreziqet, kundërpërgjigjet e tyre dhe përpjekjet për përmirësim; 
  1. Siguron konformitetin e brendshëm (duke përfshirë IT, skanime vulnerabiliteti, trajnime vjetore, etj) në intervale të paracaktuara; 
  1. Eskalon vulnerabilitetet e identifikuara në sistemet dhe infrastrukturat e-Gov; 
  1. Kryen detyra të tjera të ngjashme të asenjuara nga eprori. 
  1. Merr pjesë në trajnimet periodike të zhvilluara nga palë të treta partnere si Microsoft, etj, për rritjen e kapaciteve teknike, menaxheriale, etj; 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë; 
  • Të ketë çertifikime në fushën e sigurisë dhe konformitetit; 
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit; 
  • Të ketë njohuri mbi analizimin e platformave të sigurisë përfshirë WAF (Web Application Firewall), Security Ratings, SIEM, etj; 
  • Të ketë aftësi teknike dhe analitike mbi përditësimin e rregullt në mënyrë periodike të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungesës së tyre; 
  • Të ketë njohuri të përgjithshme mbi tipet e ndryshme të aktiviteteve keqëdashëse (malware), vulnerabiliteteve (CVE) dhe pasojat e tyre. 
  • Të ketë njohuri të përgjithshme mbi manualet ndërkombëtare të standardeve të sigurisë përfshirë ISO27001, etj; 
  • Të ketë eksperiencë të përgjithshme në përdorimin e platformave të ndryshme të sigurisë; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.