5 Specialist, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet 

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 5 vende të lira pune në pozicionet: 

  • 1 Specialist, pranë Sektori IT në Ministrinë e Kulturës (pranë Bibliotekës Kombëtare) 
  • 1 Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (pranë AKPYJE) 
  • 1 Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (prane AKB) 
  • 1 Specialist, në Aparatin e Ministrisë së Drejtësisë dhe disa Insitucione Varësie (pranë Drejtorise së Përgjithshme të Shërbimit të Provës) 
  • 1 Specialist, pranë Sektori IT në Ministrinë e Kulturës (në IKRTK) 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Helpdesk dhe asistence teknike 
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows 
  • Administrimi i rrjetit kompjuterik te institucionit 
  • Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj 
  • Menaxhimi i objekteve ne AD 
  • Gjeneron te dhenat nga sistemi access control 
  • Monitoron funksionimin e sistemeve te MD dhe propozon tek eprori nevojat e tyre 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë 1 vit experience pune 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.