1 Specialist, pranë Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin: 

1 Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit dhe Koordinimit të Fondeve të BE-së, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse duke mbledhur kontribut për monitorimin e zbatimit të projekteve të listuara në Planin e Veprimit të Agjendës Digjitale; 
  1. Harton raportimet periodike në kuadër të monitorimit të Planit të Veprimit të Agjendës Digjitale; 
  1. Kryen studime kërkimore rreth teknologjive të reja; 
  1. Prezanton nevojat për trajnim dhe rekomandon trajnimet e nevojshme; 
  1. Ndjek zbatimin e strategjisë së Agjendës Digjitale dhe synimeve digjitale të qeverisë; 
  1. Punon ngushtë me përgjegjësin dhe drejtorin në zhvillimin e projekteve dhe produkteve novatore të agjencisë; 
  1. Punon ngushtë me departamentin e projekteve për të identifikuar dhe shtuar koncepte novatore në sistemet dhe projektet e zhvilluara; 
  1. Monitoron dhe mban informacion të detajuar në lidhje me zhvillimet e reja digjitale në vend, rajon dhe botë; 
  1. Krijon dhe modelon zgjidhje novatore në linjë me strategjinë dhe misionin e agjencisë; 
  1. Merr pjesë dhe organizon me grupe pune sesione zhvillimore si webinar, seminar, takime në lidhje me projektet novatore e agjencisë; 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (master shkencor) për Studime Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre; 
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale; 
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë ne menaxhimin, koordinimin dhe bashkerendimin e projekteve me fonde te huaja 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.07.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit  
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.